Lirohen 4 shqiptarët e arrestuar në Serbi NULL NULL 27.03.2026 21:38 27.03.2026 21:38 Katër shtetasit shqiptarë të ndaluar nga autoritetet serbe janë liruar pa masë penale, pas përfundimit të seancës gjyqësore në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Alteo Hysi për A2 CNN. Sipas vendimit të gjykatës, katër shqiptarët, janë liruar pa asnjë masë penale, dhe u janë sekuestruar telefonat celularë me të cilët janë realizuar videot, Gjithashtu Hysi sqaron se do të largohen nga territori i Serbisë pas përfundimit të procedurave. Autoritetet serbe kanë pretenduar se videot e realizuara përmbajnë elemente të nxitjes së urrejtjes kombëtare, fetare dhe racore.