Limaj: Qeveria uzurpoi pushtetin që nuk i takon NULL NULL 23.03.2020 23:27 23.03.2020 23:27 Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, duke e quajtur sulm në rendin kushtetues. Ai ka thënë se në asnjë rast dhe në asnjë ligj qeveria nuk ka të drejtë të marrë masa apo të shpallë masa që i ka përshkruar në vendim. Limaj ka kërkuar nga qeveria urgjentisht ta shfuqizojë këtë vendim kushtetues. Postimi i Limajt: “Qeveria e Kosovës me vendimin e sotëm për kufizimin e lëvizjes ka uzurpuar pushtetin që nuk i takon, si dhe ka shkelur dhe përjashtuar të drejtat e qytetarëve. Në fakt, ky është sulm në rendin kushtetues të Kosovës. Masat e tilla janë të parapara se si mund të merren, pra Neni 56 dhe 131 i Kushtetutës së Kosovës. Në asnjë rast dhe në asnjë ligj qeveria nuk ka të drejtë të marr apo të shpall masa të tilla siç i ka përshkruar në vendim. Prandaj, k ërkoj nga qeveria që urgjentisht ta shfuqizoj këtë vendim antikushtetues dhe të kthej qeverisjen brenda kuadrit ligjor e kushtetues. Për çfarëdo masa që merr duhet të respektoj procedurat ligjore dhe kushtetuese”, ka shkruar Limaj.