Limaj për takimin e parë me Kurtin: Më tha ju duam në qeverisje – unë s’doja ta vija në siklet (VIDEO) NULL NULL 28.10.2025 21:10 28.10.2025 21:10 Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova foli për takimin e parë që ka pasur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Limaj tha se në këtë takim, Kurti i ka thënë se do partneritet dhe se janë të interesuar që ai të jetë pjesë e qeverisjes. “Në takimin e parë me kryeministrin i kam thënë për çka më ke ftu, a me ke ftu për t’i dhënë votat, apo për partneritet. Nëse më keni ftuar për shkak se u duhen tri votat e Nismës, e mbyllim këtë temë këtu dhe unë kam vendosur t’i jap votat pa asnjë temë. S’kam dashur ta shoh kryeministrin në një situatë të sikletshme, ‘kam nevojë’, kam dashur ta liroj nga kjo”. “Nuk kisha dëshirë të shkoj në atë, thjesht t’u krijohej mundësia institucioneve, nuk doja që kryeministri i vendit të ndjej ndonjë siklet në këtë situatë”. “I thash unë dal në parlament dhe arsyetoj, qytetarëve t’u tregoj pse kemi vendosur ne Nisma ta votojmë një qeveri të pakicës pa marrë pjesë në të dhe pa pasur ti asnjë obligim ndaj nesh”, tha Limaj. Ndërkaq, kreu i Nismës tha se homologu i tij nga LVV-ja i ka thënë se dëshiron partneritet. “Z.Kurti më ka thënë po dua partneritet. Shprehu mirënjohje, falënderim për atë që ne nuk jemi të interesuar ta fusim në negociata e siklet, por tha unë jam i interesuar për partneritet. Tha jemi të interesuar të jeni pjesë e qeverisjes, me ministri”, u shpreh Limaj. /Klankosova.tv