Limaj insiston në marrëveshje politike: Nuk është garë e ping-pongut ndërtimi i institucioneve NULL NULL 26.08.2025 11:09 26.08.2025 11:09 Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj u shpreh qartë sot se pa marrëveshje politike, s’do të ketë votë pro kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të kuvendit. Megjithatë kur u pyet për takimin me Kurtin, ai përsëri dha qëndrimin e tij, se s’mund të ketë institucione pa dakordim paraprak, transmeton klankosova.tv. ”Duhet të ndërtojë institucionet. Nuk është garë e ping-pongut çështja e ndërtimit të institucioneve të shtetit”. ”Pa marrëveshje politike s’mund të ndërtojmë institucionet. Ne jemi të interesuar që gjërat të shkojnë siç duan qytetarët e Kosovës”.