Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liga e Kampionëve: Milani me epërsi minimale ndaj Brugget të Jasharit pas pjesës së parë

NULL NULL
22.10.2024 19:36

Kanë përfunduar dy pjesët e para në ndeshjet e Ligës së Kampionëve që kanë nisur nga ora 18:45.

Milani po fiton me epërsi minimale ndaj Club Brugge të Ardon Jasharit, me golin e Pulishiqit, i cili e shënoi në minutën e 34-të të takimit.

Në minutën e 40-të, Brugge mbeti me një lojtar më pak në fushë, pas një ndërhyrje të ashpër të Onyedikas në një nga lojtarët e Milanit, teksa Jashari u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 23-të.

Ndërsa pjesa e parë në ndeshjen mes Monacos e Crvena Zvezdës është mbyllur me rezultat 2-1. Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, ku Minamino e kaloi Monacon në epërsi në minutën e 21-të.

Teksa, vetëm gjashtë minuta më vonë, Crvena Zvezda e barazoi rezultatin me anë të Ndiaye i cili shënoi nga pika e bardhë. Kurse, golin e epërsisë francezët e gjetën në minutën e 4-të të shtesës, ku Embolo shënoi për 2-1.

 

lajme të ngjashme