“Lidhja e vetme që ka rezistuar brenda”, Vullneti i jep këshilla Lelës për t’i shpëtuar nominimit (VIDEO) NULL NULL 17.12.2024 18:01 17.12.2024 18:01 Vullneti i ka dhënë këshilla Lelës për strategjinë e lojës, pasi e njëjta është një nga banoret e nominuara të kësaj jave. I njëjti derisa ka komentuar banoret e tjerë të nominuar, ai i tha që në një ambient të tillë toksik njerëzit kanë nevojë të shohin dashuri. Lela ndërkohë i tha se është me dy mendje, pasi thotë se asnjëherë s’ka bërë asgjë për show. E nëjjta tha se do dëshironte të largohej Rovena, transmeton Klankosova. “Kisha pas shumë qef me ja dhanë dorën Rovenës me përshëndet”, u shpreh Lela. E Vullneti e këshilloi që në këtë kohë nuk duhet të merret me gjëra personale. “Ti nuk ke asgjë me Rovenën, nuk është koha që gjërat me i marrë personale, është koha që gjërat të merren me ftohtësi, dhe duhet bësh gjëra që publiku të mbaj këtu”, u shpreh Vullneti. “Publiku ka nevojë që e vetmja lidhje qitu që ka funksionua dhe rezistu krejt presioneve është e juaja, publiku ka nevojë që këtë ta shoh. Kjo dashni duhet me u pa qysh po shkon”, tha ai. Për më shumë nga biseda, shiheni videon e mëposhtme: