Liberalizimi i vizave, Bujar Osmani: Moment historik për Kosovën NULL NULL 02.01.2024 14:28 02.01.2024 14:28 Nga 1 janari i 2024-tës, mori fund pritja e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur pa viza. Këtë moment, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, e ka quajtur moment historik. Ai me këtë rast i ka uruar qytetarët e Kosovës. “Urime Kosovës për arritjen e liberalizimit të vizave me hapjen e mundësive të reja për udhëtime dhe bashkëpunim të zgjeruar, duke promovuar lidhje më të mëdha. Një moment historik i rëndësishëm për përparimin dhe prosperitetin e Kosovës, njerëzve të saj dhe për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai në X.