Thellohet tragjedia nga djegia e shtëpisë në Shkodër, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur NULL NULL 29.07.2026 16:11 29.07.2026 16:11 Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Domen të Postribës, në qarkun e Shkodrës, pas një banesë është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën nëna 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj, 1 dhe 3 vjeç. Rastin e kanë konfirmuar nga policia shqiptare. “Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10 teksa policia po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. “Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç. Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.”, thuhet tutje në njoftim. /Klankosova.tv