Randal Kolo Muani rikthehet te Juventusi NULL NULL 29.07.2026 16:31 29.07.2026 16:31 Juventusi ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain për transferimin e Randal Kolo Muanit, në një operacion që kap vlerën totale prej mbi 45 milionë eurosh. Sulmuesi francez kishte vetëm një dëshirë për të ardhmen e tij: rikthimin te Juventusi, pavarësisht interesimit dhe ofertave nga disa klube të tjera. Marrëveshja është strukturuar fillimisht si huazim, me një detyrim për blerje në fund të periudhës së huazimit. Kolo Muani pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore gjatë kësaj jave, përpara se transferimi të zyrtarizohet.