Leverkuseni nuk e ndalon Alonson nëse e lyp Reali NULL NULL 25.02.2025 10:41 25.02.2025 10:41 Bayer Leverkuseni nuk pritet të jetë pengesë për trajnerin e vet aktual, Xabi Alonso. Tashmë po përflitet se Real Madridi mund të provojë ta kthejë ish-lojtarin e tij por tashmë në formën e trajnerit. Ai ka kontratë me kampionin gjerman, mirëpo ata do t’ia plotësojnë dëshirën nëse vullneti i tij është për t’u larguar. Spanjolli arriti sukses masiv me klubin duke fituar kampionatin dhe kupën gjermane vitin e kaluar.