Leposaviq: Burri në gjendje të dehur, kanos një grua – arrestohet NULL NULL 29.09.2024 09:30 29.09.2024 09:30 Foto nga Arkiva; Një burrë është arrestuar në Leposaviq, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka kanosur një grua. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka kanosur verbalisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.