Lënia e fëmijëve në makinë të ekspozuar në diell është vdekjeprurëse NULL NULL 24.05.2018 20:00 24.05.2018 20:00 Makinat të cilat goditen nga temperaturat e larta të diellit, mund të vrasin të gjithë personat të cilët gjenden brenda saj. Kështu thotë një studim i ri ndërsa rekomandon ngasësit të kenë kujdes në mos lejimin e qëndrimit të gjatë të fëmijëve të tyre brenda makinave të ekspozuara në diell, njofton Klan Kosova. Në fakt, kur veturat parkohen në diell, temperatura e tyre e brendshme arrin deri në tempertaturë sa vezët mund të fërgohen. Po ashtu parkimi në hije nuk ndihmon shumë, ku temperaturat e brendshme mund të ngriten po ashtu për të paktën një orë. Ky studim i realizua nga hulumtuesit e Universitetit shtetëror të Arizonës, ndërsa analizuan se si llojet e ndryshme të makinave ngroheshin në ditët e nxehta kur ekspozoheshin në sasi të ndryshme të hijeve apo të rrezeve të diellit në periudha të ndryshme kohore, njofton Klan Kosova. Si përfundim shkenca thekson se lënia e fëmijëve në makinat e nxehta mund të shkaktojë goditje vdekjeprurëse nga nxehtësia në më pak se një orë – edhe nëse parkoni në hije.