Lëngu i portokallit në mëngjese, po rritë obezitetin tek fëmijët NULL NULL 26.05.2018 17:45 26.05.2018 17:45 Lëngu i frutave specifikisht ai i portokallit, i konsumuar nga fëmijët për mëngjes, rrit ndjeshëm shanset për të qenë mbipeshë apo i shëndoshë. Prandaj shkenca ka dalur me një rekomandim të fundit, ku theksohet se prindërit fëmijëve të tyre duhet ndaluar dhënien e lëngjeve të frutave në kohën e mëngjesit, transmeton Klan Kosova. Ata që pinë një gotë lëng fruti në mëngjes ishin një herë e gjysmë më shumë me gjasa të mbipeshës se ata që nuk e kishin pirë. Megjithëse lëngjet e frutave shpesh tregtohen si një zgjedhje e shëndetshme, ato shpesh janë të larta në sheqer dhe në kalori. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se një gotë prej 350ml mund të përmbajë deri në nëntë lugë sheqerësh dhe nuk është aq ushqyes sa edhe frutat e papërpunuara, transmeton Klan Kosova.