Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Led Zeppelin vazhdon të përballet me gjyq për “Stairway to Heaven”

NULL NULL
22.06.2016 09:30

Këngëtari i Led Zeppelin, Robert Plant, ka thënë në seancën gjyqësore lidhur me mosmarrëveshjen për të drejtën e autorit në këngën “Stairway to Heaven”, që ka një kujtim të zbehtë lidhur me kohën kur kjo këngë është shkruar.

Ai ka thënë që nuk iu kujtohet ndonjë lidhje me grupin Spirit, anëtarët e të cilit e kanë akuzuar Led Zeppelin që kanë vjedhur akordet të këngës Stairway to Heaven në vitin 1970, transmetomn Klan Kosova.

“Nuk kam ndonjë kujtesë të qartë për të gjithë njerëzit që unë jam shoqëruar”, ka thënë Plant, duek shkaktuar kështu të qeshura në gjykatë.

Ai i ka thënë gjykatës që ai dhe gruaja e tij kishin bërë një aksident me veturë dhe për këtë arsye nuk i kujtohet saktësisht se ku dhe kur i kishte takuar anëtarët e grupit Spirit.

 

lajme të ngjashme