Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LeBron lëndohet pas përplasjes me kameramanin (VIDEO)

NULL NULL
12.06.2015 13:53
Ylli i Cleveland, LeBron James ka pësuar lëndime në kokë pas përplasjes me kamerën e cila gjendej prapa koshit.

Ai pësoi prerje të kokës pas rrëzimit e cila i shkaktoi gjakderdhje dhe e la të shtrirë për dysheme për disa sekonda.

Aksidenti ndodhi në ndeshjen e katërt finale ku Warriors mposhtën Cleveland për të barazuar rezultatin në total 2:2.

Pasi mori ndihmën nga stafi mjekësor LeBron arriti që të rikthehet për të vazhduar ndeshjen.

Pas saj ai tha se prerja nuk ishte e madhe për të pasur qepje, por plagën e ka mbyllur me një lloj ngjitësi.

https://www.youtube.com/watch?v=DpuOGrZwY_4&app=desktop

lajme të ngjashme