Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Laurinë Gashi e argjendta e Podgoricës!  

NULL NULL
23.11.2025 14:59

Xhudistja nga Kosova, Laurinë Gashi, ka fituar medaljen e argjendtë, në Podgorica Junior European Cup 2025, duke përfunduar në vendin e dytë, pas një serie ndeshjesh të forta dhe paraqitjes mbresëlënëse në tatami.

Laurinë ishte e lirë në xhiron e parë, por siç ka njoftuar Federata e Xhudos së Kosovës, në çerekfinale ajo mposhti me Ippon polaken Tetiana Kyryliuk, ndërsa në gjysmëfinale triumfoi me Ippon ndaj kroates Valentina Zivkovic, raporton Klankosova.tv. 

Në finale për medaljen e argjendtë, Laurinë u mund me Wazaari nga izraelitja Libi Becker. 

lajme të ngjashme