Laura Fazliu, medaliste e Botërorit NULL NULL 16.06.2025 18:20 16.06.2025 18:20 Xhuditsja kosovare, Laura Fazliu, e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Budapest. Fazliu, sipas Komitetit Olimpik të Kosovës, të njëjtën medalje e pati fituar edhe vitin e kaluar. “Urime Laurës, Tonit, Majlindës e FXHK-së. Medalja e dytë në Botërorin e Budapestit”, thuhet në njoftimin e KOK-ut, transmeton Klankosova.tv. Ajo e fitoi medaljen e bronztë përmes repesazhit, ku deri në çerekfinale shënoi tri fitore, ndërsa humbjen e vetme ia shkaktoi medalistja e artë olimpike, Rafaela Silva.