Laura Fazliu e fiton të bronztën në Botërorin e xhudos NULL NULL 21.05.2024 16:45 21.05.2024 16:45 Laura Fazliu pasi fitoi të bronztën në Botërorin e xhudos që po mbahet në Abu Dhabi. Foto: Unioni Evropian i Xhudos Xhudistja Laura Fazliu, e ka fituar medaljen e bronztë të Kampionatit Botëror të xhuros, që po mbahet në Abu Dhabi. Për të bronztën, ajo u përball me kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard, të cilën e mposhti për ta fituar medaljen e parë në karrierë në një Kampionat Botëror. Paraprakisht, xhudistja i fitoi tri meçe dhe e humbi një, atë të çerekfinales. Fazliu në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Wazaari, kroaten Katarina Kristo. Garuesja kosovare në xhiron e tretë mposhti me Wazaari dhe Ippon, garuesen ruse Dali Liluashvili. Ajo në çerekfinale humbi me Wazaari, nga garuesja e Sllovenisë Andreja Leski. Pas asaj ndeshje ajo u kualifikua të garojë në repasazh, ku mposhti me Ippon australianen Katharina Haecker. Për medalje të bronztë ishte më e mirë se kanadezja Catherine Beauchemin-Pinard.