Largohet uji nga rruga në magjistralen Ferizaj-Gjilan, lirohet qarkullimi për mjete NULL NULL 01.07.2026 19:12 01.07.2026 19:12 Foto nga Policia e Kosovës Pas pakësimit të reshjeve të shiut dhe ndërhyrjes së Shërbimeve Emergjente, është bërë i mundur largimi i ujit nga rruga në magjistralen Ferizaj-Gjilan, në fshatin Dardani. Sipas njoftimit të policisë, tashmë rruga është liruar plotësisht për qarkullimin e automjeteve dhe trafiku tashmë po zhvillohet normalisht në të dy drejtimet, transmeton Klankosova.tv. “Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë menaxhimit të kësaj situate, ndërsa apelojmë te shoferët e automjeteve të kenë kujdes në rrugën me lagështi”, u tha në njoftim. Reshjet e mëdha të shiut bllokojnë rrugën në magjistralen Ferizaj-Gjilan (VIDEO)