Lady Gaga e zbulon të dashurin e saj NULL NULL 06.02.2020 18:00 06.02.2020 18:00 Dhe, ajo që mendonte se nuk do të dashurohej më kurrë. Lady Gaga dhe i dashuri i saj e kanë bërë lidhjen e tyre zyrtare në Instagram pas një vikendi ‘të nxehtë’ në Miami ku kishin shkuar për Super Bowl. Këngëtarja e “Shallow” e ka postuar një fotografi ku shihet e ulur në prehrin e të dashurit të saj në një jaht. “Ne u argëtuam shumë në Miami. Dashuri për të gjithë mistrecët dhe fansat e mi, ju jeni më të mirët”, ka shkruar 33 vjeçarja. View this post on Instagram We had so much fun in Miami. Love to all my little monsters and fans, you’re the best! ❤️ A post shared by Lady Gaga (@ladygaga) on Feb 3, 2020 at 2:20pm PST Page Six e ka zbuluar se i dashuri i Lady Gagës është investitori dhe sipërmarrësi Michael Polansky. Gaga dhe Polansky janë parë për herë të parë së bashku në natën e Vitit të Ri. Më pas, ata u panë edhe në Florida – por, këtë herë në skena shumë më të nxehta. Çifti janë fotografuar derisa po putheshin plot pasion në ballkonin e një rezidence që e kishin marrë me qira – disa ditë para koncertit të saj që është mbajtur para Super Bowl.