“La Liga” e nis xhiron e 10-të me ndeshjen Espanyol – Sevilla NULL NULL 25.10.2024 19:16 25.10.2024 19:16 Me ndeshjen Espanyol – Sevilla, nis java e 11-të e kampionatit elitar spanjoll në futboll. Kjo përballje transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Sport 2 të platformës kryesore në vend, Art Motion, në fillim në orën 21:00. Emocionet e ballafaqimit të rivalëve të vjetër në La Liga, vijnë të shikuesit me komentim të Andin Lokajt. Vendasit në dhjetë duelet e para kanë marrë tri fitore, një barazim dhe plotë gjashtë humbje, prej tyre katër vetëm në pesë ndeshjet e fundit. Diçka më mirë janë “andaluzianët” të cilët kanë tri fitore po aq sa barazime, e katër humbje. Katalunasit e kaltër, gjenden në pozitën e 15-të me dhjetë pikë të grumbulluara, dy më shumë ka Sevilla.