Kylie dhe Travis bashkohen për hatër të vajzës NULL NULL 02.12.2019 19:00 02.12.2019 19:00 Travis Scott u bashkua me familjen Kardashian-Jenner për “Ditën e Falënderimeve” javën e kaluar. Reperi 28 vjeçar u bë bashkë me ish të dashurën e tij Kylie Jenner, në shtëpinë e nënës së saj Kris, në Palm Springs për të kaluar pushimet si familje me vajzën Stormi, transmeton Klan Kosova. Megjithëse çifti u nda në tetor, fokusi i tyre kryesor ka qenë dhe është vajza e tyre duke u siguruar që ajo të jetë e lumtur. “Ata festojnë gjithmonë bashkë me Stormin. E njëjta gjë ndodhi edhe tani. Travis ishte i ftuar në shtëpinë e Kris”, tha një burim për People. “Kylie dhe Travis janë mirë. Ata shoqërohen bashkë dhe duken të lumtur. Ata e bëjnë këtë për vajzën e tyre. Nuk janë rikthyer bashkë por ende e duan njëri-tjetrin”.