Ky është tifozi që i përjeton deri në lot ndeshjet e Dritës (VIDEO) NULL NULL 29.08.2024 16:03 29.08.2024 16:03 Drita, Intelektualet, Arber Rama Përmbysja që Drita i bëri skuadrës letoneze, FK Auda, u përjetua shumë nga tifozët e skuadrës kosovare. Kualifikimi në finalen eliminatore të UEFA Europa Conference League, u festua shumë nga “Intelektualët”, të cilët për herë të parë po luajnë në një nivel të tillë, njofton Klankosova.tv. Arbër Rama është njëri prej tifozëve më besnik të skuadrës gjilanase. Ai i përjeton thellë si humbjet, ashtu edhe fitoret e ekipit të zemrës. Momenti kur gjyqtari i takimit Drtia – Auda, dha shenjë për përfundimin e ndeshjes, Rama shpërtheu nga emocionet, duke mos mundur ta përmbaj vetën as nga lotët. Në një prononcim për Klankosova.tv, tifozi i flaktë i të kaltërve thotë se sa i përket sportit, për të Drita është gjithçka. “Unë jam fans i futbollit, shikoj edhe skuadra evropiane, pasi më pëleqn loja e Interit dhe Barcelonës, por kur bëhet fjalë për Dritën, unë nuk kam asnjë konsideratë për asnjë ekip në botë, pasi asnjë prej tyre nuk më ngjall emocione aq të mëdha sikurt Drita” u shpreh Rama. “Kam shijuar shumë nga Drita, me lot e kam përjetuar mbijetesën në Superligë, kur luanim në Play-Out, me lot poashtu i kam përjetuar momentet kur jemi shpallur kampion, njejtë sikurse edhe rrugëtimet tona evropiane. Për mua Drita është gjithçka sa i përket sportit, nuk krahasohet me asgjë”, potencoi “intelektuali” unik. Ndërkohë, gjilanasit nuk morën rezultat të mirë në duelin e parë ndaj Legias së Varshavës, por sonte sikur Arbër Rama, edhe mijëra tifozë të tjerë të Dritës, shpresojnë dhe besojnë në një mrekulli, në mënyrë që ta shohin ekipin e zemrës në grupet e Ligës së Konferencës, raporton Klankosova.tv. Drita – Legia zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim në orën 20:00.