Ky është njeriu që zbuloi për herë të parë plastikën në oqean (VIDEO) NULL NULL 15.01.2023 09:50 15.01.2023 09:50 Në vitin 1971, biologu detar Edward Carpenter bëri një zbulim, duke gjetur copa të vogla plastike që notonin mijëra kilometra larg bregut lindor të Amerikës, në Oqeanin Atlantik. Më shumë se 50 vjet më vonë, ai tregon historinë se si iu desh të luftonte fort që bota shkencore të merrte parasysh zbulimin e tij, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. “Ato ishin materiale të papërpunuara plastike që ishiten nga një prodhues plastikë apo një fabrikuesi për ta bërë një lodër ose ndonjë gjë tjetër nga plastika. Isha vërtet i befasuar nga sasia e plastikës atje dhe fakti që ishim kaq larg nga toka. E dija që plastika nuk ishte bërë në sasi të mëdha deri në fund të Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh ai. Më poshtë mund ta dëgjoni të plotë rrëfimin e tij: https://www.bbc.com/news/av/stories-64250382