Kuvendi me pika të papërfunduara që nga dhjetori, shkak mospajtimet politike (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 20.02.2023 20:24 nga Haris Ademi 20.02.2023 20:24 59 pika të rendit i pati në agjendë kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e së hënës. Shumica prej këtyre ishin tema të mbetura nga seancat e mëhershme, mirëpo pati edhe nga dhjetori i vitit të kaluar. Për t’i kryer punimet ngelaqe, parlamenti vendosi që t’i trajtojë ato të mërkurave. Te enjtet i la për seancat e reja. Ngecjen në agjendën legjislative e pranon edhe partia më e madhe, Lëvizja Vetëvendosje. Por shefja e deputetëve të këtij grupi parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, shprehet optimiste se brenda dy javëve do të trajtohen të gjitha temat e sesionit të kaluar. Në këtë situatë, opozita mezi pret ta drejtojë gishtin kah shumica. Abelard Tahiri i Partisë Demokratike dhe Besnik Tahiri i Aleancës thonë se opozita është e kufizuar në çuarjen përpara të agjendës legjislative, prandaj faji është te mazhoranca. Për vonesa në përfundim të seancave ankohen edhe monitoruesit e kuvendit. Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se kuvendi e ka nisur sesionin e ri pa plan pune, teksa edhe qeveria e ka vonuar agjendën e vet legjislative. Sipas tij, mospërfundimi i seancave po ndodh kryesisht për shkak të qëndrimeve politike të partive, gjatë diskutimit të pikave të rendit. Mospërfundimi i rendit ditor e ka shoqëruar kuvendin thuajse në secilin sesion, çdo legjislaturë. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.