Kush është Shefat Isufi, bomberi nga Tërnoci? NULL NULL 20.05.2021 23:50 20.05.2021 23:50 Boksieri 31-vjeçar i lindur në Tërnoc të Bujanocit me nënshtetësi gjermane, rrahet në kategorinë e mesme dhe ka karrierë të suksesshme me 36 luftëra profesioniste, prej tyre 30 fitore (22 me nokaut), 4 humbje dhe 2 barazime. Ai me boks filloi të merret qysh nga mosha 9-vjeçare. Si fëmijë, idhull e kishte kampionin e botës Roy Jones JR. Hapat e parë si boksier amator i mori në Kosovë. Në fakt, me boks filloi të merret si anëtarë i Klubit të Boksit ‘Tërnoci’ dhe gjatë kësaj kohe zhvilloi rreth 100 ndeshje në boksin amator, në Kosovë dhe Shqipëri. Ishte kjo një periudhë e vështirë për te sepse përkundërsukseseve në ring, kishte telashe financiare. Prandaj, djaloshi nga Lugina e Preshevës, pas një karriere të suksesshme në Kosovë dhe Shqipëri, vendosi të shtegton në Munih të Gjermanisë ku nga viti 2010 filloi të merret me boks profesionist dhe shumë shpejtë u bë kampion dhe boksier i suksesshëm edhe në arenën ndërkombëtare Kushtet më të mira për stërvitje stërvitore në Gjermani i ndihmuan të ngrihet në nivel më të lartë dhe si boksier profesionist të zhvilloj gjithsej 36 ndeshje, prej të cilave i ka fituar 30 fitore dhe atë 22 me nokaut, ka barazuar 2 herë dhe ka pësuar 4 humbje. Shefat Isufi ka fituar tituj në shumë versione por ato më të rëndësishme ishin titulli i kampionit në WBO InterContinental dhe njëherë kur ishte sfidues i Titullit Botëror në versionin WBO. Fillimisht , me 16 shkurt 2018, Shefati kishte mposhtur uruguaianin Rafael Sosa Pintos dhe ishte stolisur me titullin e kampionit në kategorinë super të mesme të versionit WBO Inter-Continental. Pesë muaj më vonë, me 21 Korrik 2018, boksieri shqiptar nga Bujanoci e mbrojti titullin kundër belgut Mohamed El Achi dhe fitoi të drejtën të luftojë për titullin e kampionit të Botës, në versionin WBO. Këtë betejë, Shefati e zhvilloi para dy viteve, saktësisht me 18 Maj 2019 kundër britanikut Billy Joe Saunders dhe e humbi pas 12 rundeve, me vendim unanim të gjyqtarëve. https://champinon.info/boxing/shefat-isufi/#close Nga atëherë, ai ka zhvilluar edhe tri meçe dhe i ka fituar të gjitha. Para pandemisë, në Nëntor dhe Dhjetor 2019 fitoi ndaj gjeorgjianit Levan Shonia respektivisht, sllovakut Nicolas Holcapfel. Pas shpalljes së pandemisë COVID-19 në botë, Shefati më shumë stërviti dhe pati pak mundësi pë ndeshje. Të vetmen gjatë kësaj kohe e pati kundër kroatit Boshko Mishiq, me 18 Korrik 2020 dhe e fitoi me nokaut teknik. Të premten midis Beogradit, boksieri shqiptar Shefat Isufi do të ngjitet në ring me ngjyra kuqezi dhe do të ndeshet me kubanin Ericles Torres Marin në kuadër të turneut ‘Petkos Boxing’ kurse këtë duel, shqiptarët anembanë botës do të mund ta shikojnë në Artmotion dhe Klan Kosova me fillim nga ora 18:30.