Rama mbledh sot grupin e PS në Pallatin e Brigadave, zbardhet agjenda NULL NULL 20.06.2026 11:27 20.06.2026 11:27 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave, në një takim të zgjeruar ku do të marrin pjesë deputetët dhe ministrat e kabinetit qeveritar, raporton A2 CNN, përcjell Klan Kosova. Sipas A2 CNN, “takimi do të hapet me fjalën e kryeministrit Rama, ndërsa më pas do të vijojë me raportime dhe diskutime mbi disa çështje kryesore të qeverisjes dhe agjendës parlamentare”. Më pas, pritet raportimi nga Ministri i Jashtëm “mbi konkluzionet e konferencës së tetë ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, me fokus në procesin e integrimit dhe detyrimet që lidhen me shtetin e së drejtës, institucionet demokratike dhe të drejtat themelore”.