Kush është njeriu që e shpiki e-mail dhe shenjën “@”? NULL NULL 07.03.2016 16:43 07.03.2016 16:43 Programeri i cili e ka shpikur postën elektronike dhe e ka bërë të famshme shenjën at “@” ka vdekur. Ishte Ray Tomlinson programori që shpiku e-mail-et, që vdiq të shtunën në moshën 74 vjeçare pas një sulmi në zemër, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Posta elektronike para se Tomlinson t’i bënte ndryshimet e nevojshme ekzistonte, mirëpo vetëm për një numër të caktuar njerëzish. Kurse, Tomlison e bëri të mundur që postën elektronike ta përdornin njerëzit pa limit. Ai e zgjodhi shenjën “@” si simbol për ta lidhur emrin e përdoruesit me destinacionin e adresës, dhe tani “at” është bërë një ikonë e përhershme e e-mail-it. Vetë Tomlinson thonë miqtë e tij, nuk ishte kontrollues i rregullt i postës elektronike.