Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kusari: E dënoj fuqishëm sulmin ndaj gazetarëve, keqbërësit të dalin para drejtësisë

NULL NULL
16.06.2023 16:18
kusari
kusari

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka reaguar rreth sulmit ndaj gazetarëve në Leposaviq.

Kusari, përmes një postimi në Facebook, i ka dënuar fuqishëm këto sulme, derisa u bëri thirrje edhe insitucioneve vendore e ndërkombëtare të marrin të gjitha masat që kriminelët të vihen para drejtësisë.

“Dhuna dhe brutaliteti i bandave të Aleksander Vuçiçit në veri të Kosovës sot shënuan një tjetër rekord të errët. Gazetarët e Kosovës deri sa ishin në detyrë u sulmuan me bomba shoku, gurë dhe u rrahën brutalisht.Pamjet e shpërndara nga gazetarja e RTK-së, Venera Xhoxhaj, tregojnë momentet e sulmit ndaj kolegut të saj, kameramanit Bardh Bekteshi nga bandat kriminale në Leposaviq. Dënoj fuqishëm sulmin ndaj gazetarëve dhe thërras të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme të nxjerrin para drejtësisë keqbërësit”, ka shkruar Kusari në Facebook.

Kusari tha se gazetarëve u uron shëndet e gjithë të mirat në punë.

Bardhit, Venerës dhe gjithë gazetarëve që ishin prezent sot në Leposaviç, ju uroj shëndet dhe gjithë të mirat në punën e tyre të çmuar”, ka shtuar ajo.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

 

lajme të ngjashme