Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin kryesor në Sundance NULL NULL 30.01.2026 21:38 30.01.2026 21:38 Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar ekipin shqiptar me në krye Visar Morinën që fituan çmimin kryesor në Sundance Film Festival. Filmi “Shame and Money”, nën regjinë e Morinës, sot mori Çmimin e Madh të Jurisë, për çka Kurti rezervoi fjalë të mira. “Ky vit nisi edhe më mirë se mbarë për kinematografinë tonë. Filmi ‘Shame and Money’ (Shabani dhe Hatixhja) i regjisorit Visar Morina ka fituar Çmimin e madh të Jurisë, Seksioni Ndërkombëtar-Dramë (World Cinema Grand Jury Prize: Dramatic) në Sundance Film Festival”, ka shkruar Kurti në Facebook. “Ky është çmimi më prestigjioz për filmat ndërkombëtarë në festivalin më të njohur në botë për kinemanë e pavarur”. “Filmat ‘Babai’ dhe ‘Exil’ të Visar Morinës i kam parë. Mezi pres ta shoh edhe këtë të tretin. Urimet më të përzemërta ekipit realizues!” ka vijuar ai.