Kurti: Nuk jemi në mesjetë, s`ka shkëmbim territoresh NULL NULL 22.11.2021 13:40 22.11.2021 13:40 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, dëshiron që dialogu të zhvillohet për të drejtat dhe nevojat e qytetarëve. Në një intervistë për median kroate “Veçernji List” Kurti ai ka thënë se “nuk jemi në mesjetë e për këtë as nuk do të ketë shkëmbime territoresh”, njofton Klankosova.tv. “Është në natyrën e autokratëve të mendojnë se mund të shkëmbejnë territore sikur të ishin pronë e tyre. Nuk jemi në mesjetë, me monarkë që i konsiderojnë territoret e shtetit si vendin e babait apo monarkut, dhe populli si familje e atij që sundon”. Kurti mes tjerash thotë se populli i Kosovës nuk e do shkëmbimin e territoreve teksa sipas tij këtë e do vetëm presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. “Ne jemi Republikë Demokratike edhe kjo është arsyeja pse i fitova zgjedhjet sepse populli i Kosovës nuk e do një gjë të tillë. Unë mendoj se serbët nuk e duan një gjë të tillë atë e dëshiron vetëm presidenti i Serbisë. Edhe shqiptarët kanë zgjidhje territoriale, por ai dëshiron “boshnjakizimin” e Kosovës në formën e një entiteti autonom serb brenda Republikës sonë, për të na bërë shtet jofunksional dhe nuk e bëri dhe kjo nuk do të ndodhë”, ka deklaruar kryeministri Kurti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 4 orë më parë