Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti në Davos takon këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të kryeministrit britanik

NULL NULL
23.01.2026 15:26

Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, të mbajtur në Davos të Zvicrës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, takoi Jonathan Powell, këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Gjatë takimit, siç njofton Kryeministria, u diskutua për zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar, planet dhe projektet për mandatin e ardhshëm qeverisës, progresin demokratik në Kosovë dhe rritjen ekonomike, dhe çështje të sigurisë rajonale.

“Kryeministri u shpreh se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët më të ngushtë të Republikës së Kosovës dhe mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, u tha në njoftim. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme