Kurti i bën Llapit lutjen e fundit për vota (VIDEO) NULL NULL 04.02.2025 20:56 04.02.2025 20:56 Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte tubim elektoral në Podujevë. E për liderin e kësaj partie që synon të bëhet edhe njëherë kryeministër i vendit, Albin Kurti, llapjanët kanë pritur një orë më shumë se që ishte planifikuar. Mirëpo, kur Kurti mori fjalën, përveç premtimeve në përgjithësi, atyre iu tha që do të përfundojë ndërtimi i rrugës prej Podujevës në Prishtinë dhe do të ndërtojë një digë të ujit. Ai është krenuar me të arriturat që tha se i ka bërë në ekonomi, duke u shprehur se të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë shkuar në Gjermani për punë, do të kthehen, pasi siç tha, ekonomia në Kosovë po lulëzon. Kurti, qytetarëve të Podujevës u kërkoi 30 mijë vota për zgjedhjet e 9 shkurtit, për të cilat ka thënë se nuk janë zgjedhje të zakonshme, por sipas tij, janë referendum.