Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti e Peci i hipin kombajnës (VIDEO)

NULL NULL
nga Haris Ademi 03.07.2022 20:20

Ua bëri përhajr korrjeve të sivjetme. Për më tepër, kryeministri Albin Kurti, e përjetoi edhe vetë këtë ndjenjë të dielën, duke hipur në një kombajnë në Sopijë të Suharekës, proces që e quajti punë e djersë të bujqve.

Kjo formë vizite tashmë është bërë traditë e kryeministrave kosovarë.

Njësoj si Kurti, edhe Avdullah Hoti e Ramush Haradinajn i kishin shoqëruar ngasësit e këtij mjeti në nisjen e të korrave.

Më të guximshëm se këta kishin qenë dy paraardhës të tyre. Isa Mustafës megjithatë i ishte nevojitur ndihmë, kurse Hashim Thaçi mbledhjen e bereqetit e pati shfrytëzuar edhe për fushatë zgjedhore, duke vendosur sloganin “Misioni i Ri”.

Por asnjëri nga këta liderë nuk ishte kujdesur për dukjen si ish-presidenti Ibrahim Rugova që është nismëtari i kësaj tradite.

Ndryshe nga Kurti, këtë të diel, ministri i tij i Bujqësisë, Faton Peci, i hipi vetë kombajnës.

Në këso cilësie diku kishte vepruar edhe tashmë opozitari Memli Krasniqi. Kurse bashkëpartiakja e këtij të fundit në PDK, Ganimete Musliu, ironizoi me shefin e qeverisë, duke drejtuar një traktor të cilin banorët e fshatrave të Skënderajt e shfrytëzojnë për të bartur ujë.

 

lajme të ngjashme