Kurti e lut opozitën të marrë pjesë në seancën e orës 19:00 NULL NULL 28.04.2026 16:51 28.04.2026 16:51 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një konference për media i ka bërë thirrje opozitës që të marrin pjesë në seancën e orës 19:00, e thirrur për çështjen e presidentit. Ai u shpreh se me këtë bojkot nuk i ndihmojnë institucionet dhe siç tha, shtetin e Kosovës. “Unë e kam edhe njëherë thirrjen për opozitën, të vijnë në Kuvend, sepse Kuvendi është shtëpia e deputetëve, të ofrojnë zgjidhje, sepse këto bllokime nuk çojnë askund dhe të marrin pjesë siç i kanë votuar qytetarët që përfaqësohen prej tyre, sepse nuk i ndihmojnë institucioneve dhe shtetit të Kosovës me bojkot e bllokim”. “Edhe njëherë, në seancën e orës 19:00 presim në këtë vazhdim të kemi edhe deputetët e opozitës, të cilët e kanë vendin në Kuvend”, tha ai./Klankosova.tv