Kur qeni provon hashashin, ja çfarë ndodh NULL NULL 03.07.2015 19:20 03.07.2015 19:20 Efektet e hashashit në ruajtjen e vetëkontrollit ndryshojnë nga njeriu në njeri, po në rastin e një qeni, si ndikon? Një video që po qarkullon nëpër rrjetet sociale e tregon më së miri këtë. Në pamje duket një qen husky, i cili jo vetëm që nuk qëndronte dot në këmbë, por nuk ishte në gjendje as të mbante brenda nofullave gjuhën e tij. Qeni kishte ngrënë gabimisht një kek marijuane në banesë. Kur e kuptoi, i zoti njoftoi menjëherë veterinerin. Ky i fundit kërkoi që qeni të mbahej nën vëzhgim derisa t’i largohej efekti i drogës. Fatmirësisht, qeni husky u rikthye në formën më të mirë, por pas…20 orësh.