“Kur izolohet njeriu, e kupton sa e rëndësishme është familja”, Labi shpërthen në lot (VIDEO) NULL NULL 03.12.2025 13:51 03.12.2025 13:51 Gjatë ditës së mërkurë, banori i shtëpisë më të madhe në vend, Labinot Rexha, është parë në gjendje të rëndë emocionale. Ai ka qarë me dënesë në kuzhinë, derisa pranë i ka qëndruar Nailiri, transmeton Klankosova.tv. Arsyeja e gjendjes së rëndë emocionale, ishte familja. “Ndonjëherë ka nevojë njeriu të qëndrojë me familje, edhe pse kam qëndruar shumë herë larg tyre. Kur qëndron njeriu në izolim, e kupton njeriu se sa e rëndësishme është fëmija, familja, nëna, babai”, tha ai.