Kuka i gëzohet përkrahjes për futbollin kosovar, thotë se “Federata e xhudos ka buxhet me miliona“ NULL NULL 21.11.2018 16:58 21.11.2018 16:58 Trajneri i xhudos Driton Kuka, ka reaguar lidhur me vendimin e fundit të kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, për ndarjen e 500 mijë eurove Federatës së Futbollit. Kuka thekson se ky është një vendim i qëlluar dhe me plot meritë, që i dedikohet sukseseve të fundit të përfaqësueses së Kosovës. Por sipas tij këtë përkrahje nuk po e gëzon Federata e Xhudos. Postimi i plotë i Driton Kukës: “Sot Qeveria ndau 500 mijë Euro Federatës së futbollit me propozim të Kryeparlamentarit Veseli për rezultatet e arritura. Vendim i qëlluar dhe me plotë meritë. Vendim ky për sukseset e fundit. Federata e xhudos ka buxhet me miliona s’ka nevojë për përkrahje shtesë” ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në Facebook.