Kuka: Gjakova ndan dyfish buxhet më shumë se Peja për sport NULL NULL 15.04.2016 15:13 15.04.2016 15:13 Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në Xhudo dhe i klubit “Ippon”, Driton Kuka ka thënë se Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka ndarë 60 mijë euro që është dyfishi i asaj që është ndarë në Pejë. Kuka ka thënë në llogarinë e tij në Facebook se pse po ndodh kjo në qytetin e Kampionëve në Pejë. “Drejtoria e KRS ka nda 27.800 Euro për krejt Klubet e qytetit tonë,për klubin e xhudos vetëm 2 mijë të cilat ne nuk i pranojmë,asnjë reflektim nga asnjë zyrtar për këtë shumë nënçmuese karshi Klubeve !?”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.