Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuçi dhe Hoti bisedojnë për kulturën

NULL NULL
21.12.2016 14:13

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti është pritur në takim nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi me të cilin, me theks të veçantë, kanë biseduar rreth gjendjes kulturore në vend.

Kuçi dhe Hoti kanë diskutuar rreth zhvillimeve kryesore që kanë karakterizuar vitin 2016 në fushën e kulturës, rinisë e sportit.

Hoti ka theksuar suksesin e madh të arritur në sport nga xhudistja Majlinda Kelmendi e cila arriti të rrëmbejë medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Ai tha se sukseset e tilla duhet të shërbejnë si shembull që shteti të investojë edhe më shumë në të rinjtë që me sukseset e tyre po bëjnë që bota të kthejë kokën nga Kosova.

Temë diskutimi ka qenë edhe mos anëtarësimi i Kosovës në UNESCO dhe këtu është theksuar nevoja më e madhe që Qeveria e Kosovës, së bashku me të gjithë akterët e saj të angazhohet më shumë për fazën tjetër të aplikimit, në mënyrë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.

Nga ana e tij, Kuçi theksoi faktin se Qeveria e Kosovës, në planin e saj strategjik, gjithmonë ka si prioritet ka kulturën e sidomos trashëgiminë kulturore.

Në fund ata u pajtuan se Qeveria duhet të përkushtohet më shumë rreth kulturës.

 

lajme të ngjashme