Kryhen testimet, mund të ketë një vaksinë kundër akneve NULL NULL 02.09.2018 09:40 02.09.2018 09:40 Qoftë jeni adoleshent, qoftë i rritur, vuajtja prej akneve mund të ketë efekte negative. Studimet kanë dëshmuar se aknet mund të zvogëlojnë nivelin e vetëbesimit tek ata që vuajnë nga kjo gjendje e lëkurës, duke e ulur edhe cilësinë e jetesës, shkruan Independent, përcjell Klan Kosova. Një hulumtim i ri i kryer së fundmi u kthen shpresën atyre që vuajnë nga aknet: një vaksinë shihet në horizont. hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego kanë kryer studime, duke zbuluar se është e mundshme që të luftohet kjo toksinë që e sekretuar në baktere që shkaktojnë aknet me një antitrup specifik. Ata kanë gjetur se kjo vaksinë mund të reduktojnë inflamacionet e lidhura me aknet. Vaksina bllokon bakteret duke luftuar kështu toksinën e cila quhet “Christie-Atkins-Munch-Peterson (CAMP)”. Në studimin e kryer në minj dhe qeliza të lëkurës të marra prej njerëzve, hulumtuesit kanë testuar efektet në antitrupa (proteina nga sistemi imunitar) kundër CAMP. Dhe pra, rezultatet janë premtuese.