Kryetari i ri i Zveçanit: Do të bashkëpunoj me të gjitha institucionet në Prishtinë, KFOR-in, EULEX-in e me OSBE-në NULL NULL 05.12.2025 11:54 05.12.2025 11:54 Dragisha Miloviq sot është betuar si kryetar i ri i Zveçanit. Në fjalën e tij pas betimit, Miloviq u zotua për bashkëpunim me të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë dhe institucionalë që veprojnë në Kosovë. “Do të bashkëpunoj edhe me përfaqësuesit e misioneve me KFOR me EULEX me OSBE me të gjitha institucionet në Prishtinë, MAPL dhe juve mediave. Duhet të kuptojmë që qeverisja lokale duhet të jetë e fokusuar të qytetarët. Kushdo që vjen këtu të mirëpritet… për të mirë të qytetarëve tanë”, ka deklaruar Miloviq, transmeton Klankosova.tv. ,Kur u pyet nga gazetarët se a i respekton simbolet e Kosovës, Miloviq është përgjigjur shkurt. “Do ta shihni ditëve në vazhdim, sot nuk flas”, është përgjigjur ai.