Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryetari i Listës Serbe mohon mbledhjen në Rashkë me Radoiçiqin

NULL NULL
20.11.2023 16:59
Zlatan Elek

Të dielen kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka paralajmëruar një takim në Rashkë i cili ka ndodhur para disa ditësh në mes të Milan Radoiçiq, dhe disa politikanëve serbë, në mesin e të cilëve edhe deputetë dhe zyrtarë të Listës Serbe.

Kurti tha se aty po ngjan riorganizimi i grupit terrorist të Radoiçiqit, me mbështetjen e Serbisë, transmeton klankosova.tv.

“Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën”, ka thënë Kurti.

Por, kjo u mohua nga ana e kryetarit të Listes Serbe, Zlatan Elek.

“Mohim i plotë për këtë çështje. Nuk e kuptoj çfarë lidhje ka Milan Radoiçiq me Listën Serbe”, tha ai për Kossev përcjell Klankosova.tv

“Nuk kam asnjë ide për takime dhe deklarata të tilla të Albin Kurtit”, tha ai.

Kurti thotë se Radojiçiqi po riorganizon grupin terrorist e paramilitar mbështetur nga shteti i Serbisë

lajme të ngjashme