Kryetarët serbë të veriut: Paralajmërimi i Osmanit për vizitë, provokim (VIDEO) NULL NULL 07.09.2022 13:36 07.09.2022 13:36 Kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të vendit, kanë reaguar pas paralajmërimit të presidentes Osmani se do t’i vizitojë Mitrovicën Veriore, Leposaviqin, Zubin Potokun e Zveçanin. Me një deklaratë, katër kryetarët thanë se në veri të Kosovës, askush s’e percepton Osmanin si presidente të tyre. “As ne dhe as qytetarët tanë nuk e perceptojmë si presidente. Përderisa është kështu, ajo nuk ka çfarë të kërkojë në veri të Kosovës”, thuhet në deklaratën e kryetarëve të komunave, transmeton Klankosova.tv. Në një deklaratë të përbashkët, ata po ashtu theksojnë se ky njoftim është një formë tjetër e presionit ndaj qytetarëve. Presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar vizita në veri të vendit gjatë vizitës së djeshme në Komunën e Mamushës. Paralajmërimin e Osmanit për vizitë në veri të Kosovës e gjeni në kronikën e mëposhtme. Osmani mëson që Mamusha s’ka ujë (VIDEO)