Osmani mëson që Mamusha s’ka ujë (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 06.09.2022 20:33 nga Flamur Gajtani 06.09.2022 20:33 Në pritje të presidentes kosovare Vjosa Osmani kishin dalë i madh e i vogël i Komunës së Mamushës të martën. Shefja e shtetit përshëndeti dorë me dorë, punëtorët në shqip e gjuhën turke. Më pas hyjnë në takim 1 orësh pa kamera, por që pas takimit u tha se asaj iu kërkua që të bëhet zgjidhje për mungesën e ujit. Atë, banorëve të këtij lokaliteti me shumicë turke, presidentja ua premtoi përmes donacioneve të huaja. Nga këtu Osmani paralajmëroi edhe vizitë në veri të vendit. Ndalesa radhës ishte gjimnazi në Mamushë, ku shumë gra po kryejnë praktikën për rrobaqepësi nga UN Ëomen. Në fund për të parën e shtetit gratë e kësaj komune kishin përgatitur edhe ushqime tradicionale.