Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryesindikalisti Azemi kërkon nga Vitia paga më të larta për punëtorët teknikë dhe fizikë (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 21.02.2023 20:32

Punëtorët e sigurimit fizik dhe ata të higjienës të cilët i përkasin sektorit privat por punojnë në institucione publike sikurse në QKUK paguhen vetëm 278 euro pagë neto nga ajo 330 bruto.

Kështu Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat po kërkon nga Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK-ja që këtyre punonjësve paga minimale t’u bëhet 450 euro.

Madje edhe t’ju lejohet ushqyerja në kuzhinën e QKUK-së.

Lidhur me këto kërkesa u zhvillua një takim takim midis kryesindikalistit të sektorit privat Jusuf Azemi dhe ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia.

Kryesindikalisti Azemi kërkoj nga ministri Vitia varësisht prej mundësive ligjore që punëtorët teknik dhe fizik të kthehen në menaxhimin e SHSKUK-së dhe të ju mundësohet një shujtë ushqimore.

I pari i shëndetësisë tha se brenda dy-tri javësh do të ketë edhe përgjigje lidhur me kërkesat e sindikatës, bazuar në mundësitë ligjore dhe financiare.

Vitia theksoi se ka kërkuar nga bordi dhe menaxhmenti i ShSKUK-së të bëjë verifikimin e numrit të punëtorëve të higjienës në raport me kontratën ekzistues QKUK, meqë ka dyshim se numri i tyre mund të jetë më i vogël sesa që parashihet në kontratë.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme