Kryeprokurori i Ukrainës: Sulmet ruse janë krime lufte terroriste NULL NULL 02.01.2024 16:37 02.01.2024 16:37 Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës në këtë mëngjes janë “krime barbare lufte”, ka thënë prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin. “Prokurorët dhe hetuesit po dokumentojnë këto krime barbare të luftës”, shkroi ai në X. “Ndërtesat e banimit, tubacionet e gazit dhe objektet energjetike në rajonet e Kievit, Kharkivit dhe Khersonit, si dhe në kryeqytet, janë dëmtuar”, shtoi Kostin, raporton Klankosova.tv. “Lufta e Rusisë kundër civilëve është një akt i hapur terrorizmi”. “Ky është një kujtesë e ashpër për botën: vetëm veprimi vendimtar mund t’i ndalojë terroristët të përsërisin mizoritë e tyre”. Russia is once again trying to plunge Ukraine into darkness with a large-scale attack on civilian infrastructure. We have official information about 5 people killed. At least 115 have been injured, including children and entire families. Rescue efforts continue. Prosecutors and… pic.twitter.com/rtM93RgfYt — Andriy Kostin (@AndriyKostinUa) January 2, 2024