Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kryeparlamentari i zgjedhur nga Kurti, në vijë me prokurorinë serbe”, diskutohet punimi shkencor i Bashës

NULL NULL
28.08.2025 09:12

Përveç te dinamika e zhvillimeve politike në vend, vëmendja e opinionit publik është zhvendosur edhe te zhvillimet brendapartiake.

Dorëheqja e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, dhe punimi shkencor i kryeparlamentarit të ri, Dimal Bashës, në të cilin ka shprehur qëndrimet e tij kundër UÇK-së, ka ndezur debate të forta, transmeto Klankosova.tv.

Lidhur me këto çështje, gazetarja e Klan Kosova, Ardiana Thaçi në emisionin “Ora Shtatë”, tha se Aliu nuk ka pranuar as të jetë pjesë e Kryesisë së VV-së, e pastaj erdhi edhe dorëheqja e tij nga kabineti qeveritar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Gazetarja shton se vlerëson shumë dorëheqjen e Liburn Aliut nga pozita e ministrit, i cili dje përmes një njoftimi në Facebook, tha se ky vendim i tij vjen pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit.

Nga ana tjetër, analistja Magbule Shkodra thotë se dorëheqja e Liburn Aliut është e vonuar. Derisa, sipas saj, Aliu është larguar me vendim të VV—së, e jo se ai ka dhënë vet dorëheqje.

Ndërsa Arta Tahiri-Beqa, thotë se Aliu ishte ADN-ja e VV-së, dhe nëse ai tërhiqet nga kjo parti për pakënaqësi të zgjedhjes së partisë, atëherë kjo tregon se çka po ndodh brenda Vetëvendosjes.

E sipas panelisteve, brenda VV-së flet dhe vendos vetëm një person, e që sipas tyre është vet Albin Kurti.

Sa i përket punimit shkencor të Dimal Bashës, ku vihen në pah qëndimet e tij kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Thaçi thotë se Basha si bashkautor i këtij projekti, ai ka ditur gjithçka që është shkruar aty.

Tahiri-Beqa nga ana tjetër thotë se është normale që Basha të distancohet nga ky skandal, pas pozitës që ka marr ai, në krye të Kuvendit të Kosovës.

Ajo shton se Dimal Basha ka pasur shpesh deklarata polarizuese e ofenduese, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa Shkodra shprehet se partitë politike duhet të kenë shumë kujdes se kë po fusin në listën e deputetëve.

“Mediat serbe kanë bërë festë dje, pasi thanë se kryeparlamentari i zgjedhur nga Albin Kurti është në vijë me Prokurorinë Serbe”, u shpreh tutje Shkodra.

Thaçi ndër të tjera thotë se këtë punim shkencor mund ta citojë gjithkush, edhe Serbia.

lajme të ngjashme