Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gvardiol rinovon kontratën me Manchester Cityn, marrëveshja deri në vitin 2031

NULL NULL
27.07.2026 09:44

Josko Gvardiol pritet të përfundojë sot të gjitha procedurat zyrtare me Manchester Cityn për prezantimin e kontratës së re.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, marrëveshja mes mbrojtësit kroat dhe klubit anglez ishte arritur që në muajin qershor, ndërsa tash do të finalizohen edhe detajet e fundit, përfshirë aktivitetet mediatike për njoftimin zyrtar, transmeton Klankosova.tv.

Kontrata e re e Gvardiolit do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2031, ndërsa lojtari do të përfitojë edhe rritje të pagës.

Manchester City e sheh mbrojtësin kroat si një pjesë të rëndësishme të projektit afatgjatë dhe me këtë marrëveshje siguron vazhdimësinë e një prej mbrojtësve më të talentuar në futbollin evropian.

lajme të ngjashme