Kryeministri takon Komitetin e grave të verbra të Kosovës NULL NULL 07.10.2017 16:08 07.10.2017 16:08 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësueset e Komitetit të grave të verbra të Kosovës, të prira nga Bajramshahe Jetullahu, njofton Klan Kosova. Gratë e verbra thanë se nuk kanë kërkesa të mëdha, pos zbatimit të ligjeve që rregullojnë aftësimin e grave të verbra për përdorimin e Alfabetit Brail si dhe punësimin e tyre aty ku ka mundësi. Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga ministrin e MPMS, Skënder Reçica, që ta marrë përsipër trajtimin e kësaj teme, ndërsa ministri është zotuar se kërkesat e grave të verbra nuk do të rrinë gjatë mbi tavolinën e tij, porse do të adresohen për zgjidhje. klankosova.tv